KONTRATE SHERBIMI MIDIS BIZLEME S.R.L. – PERDORUESI
Kushtet paraprake
Neni 1: Vlefshmëria e kushteve paraprake
Neni 2: Objekti i kontratës me përdoruesin
Neni 3: Deklarata të perdoruesit për mirënjohjen e normave dhe detyrimeve tatimore, kontabël dhe ligjore në përgjithësi
Neni 4: Përdorimi i shërbimeve nga përdoruesi – Te dhënat e plotesuara dhe të transferuara nga përdoruesi
Neni 5: Përdorime të ndaluara – Fshehtësia dhe ruajtja e kodeve dhe te pasword-it
Neni 6: Përditësimi dhe mirëmbajtja – sisteme të të tretëve
Neni 7: Aktivitetet e BIZLEME – Përjashtimi nga përgjegjesia
Neni 8: Pezullimi i shërbimeve të BIZLEME – zgjidhja e kontratës
Neni 9: Marka, patentat dhe të drejta të tjera
Neni 10: Heqja dore – Mbarimi i kontratës
Neni 11: Kohëzgjatja e pajtimeve
Neni 12: Fshirja e hapësirës personale – zgjidhja e marrëdhenies kontraktore – fshirja e të dhënave
Neni 13: Juridiksioni dhe Gjykata kompetente
Neni 14: Rregullime përfundimtare
Neni 15: Aprovim shprehimisht i klauzolave
Kushtet paraprake
Kushtet paraprake Para se të futeni në shërbimet online të BIZLEME nëpërmjet kompjuterit ose aplikacionit mobile (App), Ju ftojmë të lexoni me vëmëndje kushtet e kësaj kontrate.
- a) Kontrata e lidhur ndërmjet BIZLEME dhe përdoruesit (këtej e tutje PERDORUESI) konsiderohet e nënshkruar dhe e vlefshme nga momenti i rregjistrimit të PERDORUESIT në BIZLEME, sipas procedurave të parashikuara, dhe ka vlefshmëri dhe efektshmëri që nga momenti i fillimit të përdorimit të shërbimeve te BIZLEME nga ana e PERDORUESIT. Për këtë arsye, rregjistrimi në BIZLEME është provë e faktit që PERDORUESI ka lexuar dhe ka pranuar të gjitha rrethanat, kushtet dhe udhëzimet e përfshira në këtë kontratë, në faqen e internetit dhe në aplikimin mobile të BIZLEME.
- b) Rregjistrimi në BIZLEME, e si rezultat, fillimi i përdorimit të shërbimeve të saj është provë e faktit që PERDORUESI:
- Ka aprovuar trajtimin e të dhënave personale
- Ka pranuar Informuesin përkatës mbi fshehtësine e të dhënave personale, të cilin e ka lexuar dhe vlerësuar paraprakisht në faqen internet https://www.BizleMe.com/sq/privacy-policy. në momentin e rregjistrimit në BIZLEME. Ky informues konsiderohet pjesë përbërëse e kësaj kontrate;
- Në cilësinë e Kontrolluesit të Trajtimit të të dhenave personale të subjekteve të treta (klientët e tij, furnizuesit, etj), të cilat ai vet i ka plotësuar, ngarkon BIZLEME me rolin e Përpunuesit të Trajtimit të këtyre të dhënave, sipas kushteve dhe kufizimeve që parashikohen në Informuesin mbi fshehtësinë;
Duke marrë parasysh kushtet paraprake, palët, • Bizleme s.r.l. (këtej e tutje BIZLEME ) me seli ligjore ne Campobasso, Via Altobello 3/A, p.iva 01833910704 dhe • PERDORUESI, bien dakort dhe firmosin mbi sa me poshtë vijon:
Neni 1 Vlefshmëria e kushteve paraprake
Kushtet paraprake janë pjesë përbërëse e kësaj kontrate.
PERDORUESI është zotëruesi i vërtetë i NIPT-it (apo personi i autorizuar ligjërisht nga zotëruesi, qoftë ky person fizik apo juridik), që do të përdorë shërbimet e BIZLEME. PERDORUESI rregjistrohet në BIZLEME, duke aktivizuar llogarine përkatëse në vijim të dhënies së adreses së tij të postës elektronike, dhe është i vetmi që mban pergjegjësi për vertetësinë e të dhënave të plotësuara në sistemin BIZLEME, për të cilat është kontrolluesi i vetëm, duke çliruar në këtë mënyrë paraprakisht BIZLEME nga çdo përgjegjësi që rrjedh si rezultat i përdorimit të të dhënave në kundërshtim me ligjet apo me mashtrim.
Neni 2 Objekti i kontratës me përdoruesin
Në momentin e lidhjes së marrëdhënies kontraktore me BIZLEME, PERDORUESI fiton të drejtën të përdorë vetëm dhe ekskluzivisht shërbimet e internetit (këtej e tutje “shërbimet”) të BIZLEME që ka paguar në mënyre specifike.
PERDORUESI mund të ushtrojë të drejtën e perdorimit vetëm sipas mënyrave, me çmimet dhe në afatet kohore te specifikuara nga BIZLEME në faqen internet dhe në aplikacionin mobile, e sidoqoftë, sipas kushteve dhe kufizimeve të parashikuara në këtë kontratë.
BIZLEME merr përsipër të vërë në dizpozicion të PERDORUESIT, vetëm dhe ekskluzivisht, shërbimet për të cilat kanë rënë dakort për përdorim; BIZLEME nuk është e detyruar të vërë në dizpozicion të PERDORUESIT shërbime të tjera, dhe, në mënyrë të veçantë, nuk është e detyruar të vërë në dizpozicion të tij sherbime që përjashtohen shprehimisht në bazë të këtij neni dhe të neneve të mëposhtme. Megjithatë, është e mundur të vihen në dizpozicion të PERDORUESIT, nëpërmjet një marrëveshje të veçantë e të posaçme, shërbime extra që nuk perfshihen në këtë kontratë.
Shërbimet web të BIZLEME përbëhen vetëm nga funksione dhe programe software të parapërgatitur në një formë standarte; për këtë arsye BIZLEME nuk është e detyruar të vërë në dizpozicion të PERDORUESIT personalizime të software-it, përvec atyre personalizimeve që mund të realizohen automatikisht në momentin e blerjes së shërbimeve.
Shërbimet web të BIZLEME përbëhen vetëm nga funksione dhe programe software te parapërgatitur, që i sigurojnë PERDORUESIT një instrument teknologjik dhe “të zbrazët”, në të cilin përfshihen fusha, arkiva, input, skema, dhe komanda dhe të cilin VETEM PERDORUESI ka të drejtën dhe pergjegjësinë të kontrollojë, plotësojë, mbush, organizojë, administrojë dhe të aktivizojë.
Për këtë arsye, BIZLEME, përveç mirëmbajtjes dhe ndihmës për funksionimin e rregullt mekanik të këtij programi software të parapërgatitur, nuk është e detyruar t’i ofroje dhe nuk i ofron PERDORUESIT ndihmë dhe/ose konsulence në fushën fiskale, tatimore, informatike, kontabile, ligjore, tregtare, ekonomike, e pensioneve, e së drejtës së punës, etj.
Për këtë arsye, vetëm PERDORUESI ka pergjegjësinë të kontrolloję, përditësojë, plotësojë dhe të dërgojë, në afatet dhe me mënyrat e parashikuara, të dhënat e detyrueshme, tarifat tatimore, shumën e tatimeve, të taksave, të kontributeve dhe të detyrimeve që duhen plotësuar në faturë, në preventiv, në pro-formë, në dokumentat e transportit. Në menyrë të veçantë vetëm PERDORUESI përgjigjet për:
- Përcaktimin e natyrës dhe të sasisë së sendeve dhe shërbimeve që janë objekt i veprimtarisë ekonomike që përmban dhe/ose duhet të përmbajë fatura apo dokumentat e tjerë të parashikuar;
- Përcaktimin e shumës së tatueshme dhe të tarifës tatimore që përmban dhe/ose duhet të përmbajë fatura apo dokumentat e tjerë të parashikuar;
- Kontrollin e sekuencës së rregullt kronologjike dhe numerike të faturave dhe të dokumentave të tjerë të parashikuar;
- Plotësimin e rregullt të numrit serial të faturës dhe te cdo dokumenti tjetër kontabël që ka nevojë për një numërtim fiskal;
- Verifikimin dhe plotësimin e rregullt të të gjitha të dhënave dhe informacioneve të parashikuara nga ligji.
Vetëm PERDORUESI është në çdo rast përgjegjës kundrejt të tretëve dhe administratës tatimore për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe për respektimin e afateve të caktuara për detyrimet e ndryshme tatimore, kontabile, ligjore, civile, në fushën e pensioneve, të ruajtjes së dokumentave, etj.
Në asnjë rast BIZLEME NUK kryen dhe nuk vë në dizpozicion ruajtjen, qoftë kjo ligjore ose jo, te dokumentave tatimore. Për këtë arsye e, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve tatimore, kontabile, apo për të siguruar provat në gjykim, PERDORUESI duhet të organizohet në mënyrë autonome dhe me shpenzimet e veta që të sigurojë ruajtjen dhe konservimin ligjor të dokumentave të mësipërm ashtu siç parashikohet me ligj.
Udhëzuesit dhe artikujt informues që publikohen në faqen internet të BIZLEME kanë thjesht karakter informues dhe orientues dhe nuk janë pjesë e shërbimeve për të cilat PERDORUESI paguan. BIZLEME nuk është i detyruar të garantojë saktësine dhe/ose përshtatshmërine e këtyre udhëzuesve dhe artikujve dhe PERDORUESI nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë saktësinë dhe/ose përshtatshmërine e tyre.
Neni 3 Deklarata të perdoruesit për mirënjohjen e normave dhe detyrimeve tatimore, kontabël dhe ligjore në përgjithësi
Me rregjistrimin në BIZLEME, PERDORUESI deklaron shprehimisht se njeh në mënyrë të përkryer detyrimet teknike, juridike, tatimore, dhe ligjore që kanë të bëjnë me procedurën dhe me ciklin aktiv dhe pasiv të faturimit, si dhe të të gjitha normave ligjore që subjekti i vet juridik duhet të respektojë në bazë të karakteristikave që ka.
Në të njëjtën mënyrë PERDORUESI deklaron shprehimisht se njeh në mënyrë të përkryer detyrimet civile, tatimore dhe kontabël që kanë të bëjnë me aspektet e ruajtjes dhe të arkivimit dixhital dhe/ose shkresor të dokumentave.
Neni 4 Përdorimi i shërbimeve nga përdoruesi – Te dhënat e plotesuara dhe të transferuara nga përdoruesi
Në momentin e rregjistrimit dhe në vijim të krijimit të hapësirës personale PERDORUESI është i detyruar të plotësojë informacione personale të plota dhe të rregullta, të cilat e identifikojnë në mënyrë të plotë e të saktë, përndryshe në rast të kundërt BIZLEME-s i lind e drejta të pezullojë shërbimin. BIZLEME nuk konsiderohet në asnjë mënyrë përgjegjës për vërtetësinë e informacioneve të plotësuara nga PERDORUESIT dhe, për më tepër, nuk ka asnjë mundësi për të verifikuar besueshmërine e tyre.
Gjithashtu PERDORUESI është i detyruar të përditësojë rregullisht dhe pa ngurruar këto informacione në rast ndryshimesh, si dhe të mirëmbajë e të kontrollojë herë pas here adresat e-mail dhe ato postale që ka komunikuar, në menyrë që të verifikojë nëse BIZLEME ka derguar komunikime për sherbimet.
Sido që të jetë BIZLEME ka të drejtë të kërkojë të dhëna dhe/ose dokumenta dhe/ose akte plotësuese që provojne saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave dhe adresave mail dhe PERDORUESI është i detyruar t’ja vërë në dizpozicion këto dokumenta, në rast të kundërt BIZLEME ka të drejtë të pezullojë shërbimet.
PERDORUESI ka të drejtë të përdorë faqen internet dhe aplikacionin mobile, si dhe funksionet që këto përmbajnë, vetëm dhe ekskluzivisht për të shfrytëzuar shërbimet që paguan. Pa cënuar marrëveshje specifike e të veçanta midis PERDORUESIT dhe BIZLEME, PERDORUESIT i ndalohet të përdorë faqen internet, aplikacionin mobile, funksionet dhe shërbimet e BIZLEME për çdo lloj aktiviteti dhe/ose qëllimi dhe/ose komunikimi të ndryshëm nga shërbimet që paguan.
Për motivin e konfidencialitetit të të dhënave dhe, nëse nuk i kërkohet nga ndryshime ligjore apo nga urdhëra të Autoriteteve kompetente, BIZLEME nuk ka të drejtë të kontrollojë dhe/ose censurojë të dhënat dhe informacionet e plotësuara nga PERDORUESI, të dhënat e shkëmbyera midis PERDORUESVE apo midis PERDORUESIT dhe të tretëve (ekonomisti, bashkëpunëtorët, etj), për të cilat PERDORUESI është dhe mbetet Kontrolluesi i të dhënave.
Në kuadër të përdorimit të shërbimeve të BIZLEME, PERDORUESI është i detyruar të plotësojë të dhëna dhe/ose informacione te sakta, sidomos kur këto informacione kanë të bëjnë me persona të tretë (klientët dhe/ose funizuesit e tij). PERDORUESI mban përgjegjësi të plotë ndaj BIZLEME dhe të treteve dhe është i detyruar te mos transmetojë apo plotësojë të dhëna, informacione, materiale që mund të jenë të paligjshme, jo të vërteta, fyese, ofenduese, që cënojnë të drejtat e BIZLEME, të klientëve apo të të tretëve, që bien ndesh me moralin, me rregullin publik, apo që konsiderohen konkurrencë e pandershme dhe parregullsi profesionale ndaj kujtdo.
BIZLEME nuk do të konsiderohet, në asnjë rast, përgjegjës për përmbajtjen e të dhënave, të informacione, të materialeve apo opinioneve të plotesuara dhe/ose të transferuara nga PERDORUESI. Gjithashtu, BIZLEME nuk do të konsiderohet përgjegjës për transferimet e paligjshme dhe jo oportune drejt të tretëve. Dhe në këtë rast PERDORUESI konsiderohet përgjegjës e mban të pacënuar BIZLEME nga të gjitha pretendimet e personave të tretë, të cilët kanë pësuar dëme nga sjellja dhe nga veprimet e PERDORUESIT, apo të personave që bashkëpunojnë me të.
Sidoqoftë, BIZLEME këshillon PERDORUESIT të sinjalizojnë sjellje të ndaluara apo të papërshtatshme.
Në vijim të këtij sinjalizimi, BIZLEME do të verifikojë faktet dhe, nëse e sheh të arsyeshme, ka të drejtë të marrë të gjitha masat që konsideron të përshtatshme për rastin konkret, masa keto që janë të pakundërshtueshme nga kushdo.
Gjatë përdorimit të shërbimeve të BIZLEME, PERDORUESI është i detyruar të përdorë kompjuter dhe pajisje mobile të përditësuara, e të shfrytëzojë software me liçenca të vlefshme dhe të mbrojtura nga virus. Gjithashtu, PERDORUESI është i detyruar te sigurojë një linjë interneti dhe një adresë të postës elektronike të sigurtë dhe të mbrojtur nga intruzionet e të tretëve, duke i përdorur në mënyrë të tillë që të ulë në minimum rrezikun e transmetimit të virus apo te mail-ave me oferta për biznes të padëshirueshme (spam). PERDORUESI është i vetmi përgjegjës për dëmet që mund të shkaktohen në këto raste.
PERDORUESI deklaron që njeh dhe pranon që BIZLEME ka të drejtë të kontrollojë operacionet e kryera nga vetë PERDORUESI, edhe nëpërmjet log-eve të këtyre operacioneve.
Neni 5 Përdorime të ndaluara – Fshehtësia dhe ruajtja e kodeve dhe te pasword-it
PERDORUESI ka të drejte të shfrytëzojë shërbimet e BIZLEME vetëm për përdorim personal dhe, nuk mund të lejojë subjekte të tjera të përdorin këto shërbime nëpërmjet hapësirës dhe të dhënave të tij personale për identifikim, përveç rasteve kur autorizon përdorues të nivelit të dytë tek të cilët ka besim absolut (p.sh. ekonomisti i vet) dhe, vetëm nëse një gjë e tillë lejohet nga shërbimet e BIZLEME.
PERDORUESI futet në faqet personale duke ndjekur udhëzimet e BIZLEME dhe, nëpërmjet plotësimit në hapësirat e caktuara te “emri i PERDORUESIT” (mund të përdoret dhe adresa mail e PERDORUESIT) dhe të një fjale-kyç “password”, pra të kodeve identifikuese të PERDORUESIT.
PERDORUESI duhet të ruajë me kujdes dhe të mbajë sekret kodet identifikuese. Për këtë arsye është i detyruar të zgjedhë një password të vështirë, e cila mos të përkojë me emrin e PERDORUESIT, të përbëhet nga më shumë se 8 karaktere dhe të përmbajë, gjithashtu, të paktën një shifër dhe një karakter special.
Sidoqoftë, PERDORUESI do të mbajë përgjegjësi per cdo veprimtari të kryer gjatë përdorimit të shërbimeve nga të gjitha subjektet e autorizuara për përdorimin e kodeve identifikuese të vet PERDORUESIT dhe/apo nga përdorues të nivelit te dyte. Subjektet e autorizuara duhet të jenë vetëm persona absolutisht të besuar, të cilët mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë dhe të sekretit të të dhënave.
PERDORUESI është i detyruar t’i komunikojë BIZLEME-s në mënyrë të menjëhershme, pa vonesë dhe me shkrim, që i kane vjedhur, ka humbur apo i kanë zbuluar kodet identifikuese, me qëllim që BIZLEME të mund të marrë masat e nevojshme për të zgjidhur problemin brënda afateve të arsyeshme; në lidhje me keto raste, BIZLEME nuk mban asnjë përgjegjesi për humbjen e të dhënave dhe/ose për dëmet që mund t’i shkaktohen PERDORUESIT, ose të tretëve, si rezultat i futjes se të tretëve në hapësirën personale dhe/ose të përdorimit të shërbimeve të BIZLEME nga ana e të tretëve. Në këto raste PERDORUESI është dhe konsiderohet përgjegjësi i vetëm.
PERDORUESI nuk mund, në asnjë mënyrë, të hyjë dhe të kopjojë kodin në burim dhe sekuencën e udhëzimeve informatike të software-it të BIZLEME dhe, sidoqoftë, nuk ka të drejtë, në asnjë mënyrë, të ndryshojë, shplotësojë, të ndryshojë pozicionin e kodeve dhe të software-it si më sipër.
Neni 6 Përditësimi dhe mirëmbajtja – sisteme të të tretëve
PERDORUESI pranon që shërbimet web, që ai paguan, mund të ndryshohen me kalimin e kohës.
BIZLEME kryen përgjithësisht përditesime për t’u përshtatur me ligjet dhe udhëzimet e Autoriteteve ose me praktika më të mira, si dhe për të përmirësuar e zhvilluar shërbimet. Këto përditësime mund të bëhen në formën e korrigjimeve të bug, e funksioneve të fuqizuara, e karakteristikave të reja, e versioneve të ndryshuara ose krejt të reja, dhe mund të perfshijnë elementë reklame, apo link dhe oferta të të tretëve për mundësi për biznes.
Në raste të veçanta përditësimet mund të bëhen për të eliminuar funksione specifike, për shëmbull, nëse një eliminim i tillë bëhet i nevojshëm dhe/ose i duhur si rrjedhim i ndryshimeve ligjore ose të jurisprudencës
BIZLEME ka të drejta të plota për të bërë përditësimet, dhe PERDORUESI është i detyruar të pranojë këto përditësime, duke qënë se janë pjesë e shërbimeve që ai paguan.
Gjithashtu, PERDORUESI pranon që shërbimet mund të pezullohen për një periudhë kohore të kufizuar dhe të nevojshme, sipas nevojave te BIZLEME për të bërë përditësimet si me sipër, apo për të kryer ndërhyrje në mirëmbajtjen dhe/ose në sigurinë e software, apo te strukturave hardware.
BIZLEME nuk mban, në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë, përgjegjësi për funksionimin, efikatshmërinë dhe sigurinë e sistemeve, shërbimeve, produkteve ose komponentëve të të tretëve, që integrojnë shërbimet e BIZLEME, kur një mundësi e tillë lejohet nga kontrata dhe është publikuar në faqen internet.
Neni 7 Aktivitetet e BIZLEME – Përjashtimi nga përgjegjësia
BIZLEME vë në dizpozicion të PERDORUESIT shërbimet e paguara prej këtij te fundit, duke përdorur zellin dhe kujdesin e nevojshëm për këto lloj shërbimesh.
Pa cënuar sa është parashikuar më sipër, dhe duke mbajtur parasysh përmbajtjen teknologjike të shërbimeve, si dhe mundësine për një periudhë prove, ashtu sic specifikohet në faqen e internetit dhe në aplikacionin mobile, PERDORUESI pranon që BIZLEME:
- I vë në dizpozicion shërbimet “siç jane” dhe nuk merr përsipër të bëjë shtesa të veçanta;
- Nuk lëshon asnjë garanci, apo deklaratë në lidhje me cilësi të veçanta, me përshtatshmëri me qellimin, me nivelin, me integritetin apo efikatshmêrinë e shërbimeve;
- Nuk është e detyruar të zgjidhë të gjitha difektet e mundshme, apo funksionet jo të përkryera që mund të hasen;
- Nuk garanton që shërbimet nuk përmbajnë bug apo që nuk do te ketë ndërprerje.
BIZLEME nuk do të konsiderohet, në asnjë rast, përgjegjëse për nderprerjet e mundshme të shërbimeve, të cilat varen nga rasti apo nga forca madhore, si p.sh. ngjarjet e rastësishme dhe/ose ngjarjet natyrale ose të të tretëve, grevat, grevat e brendshme të shoqërisë, permbytjet, katastrofat, zjarret, rrufet, ndërprerjet e punës nga ana e autoriteteve, revolucionet, black-out, mosfunksionimi i linjës elektrike apo të internetit, sulmet informatike, etj.
Në asnjë rast, BIZLEME nuk do të konsiderohet përgjegjëse për mosfunksionimin, apo ngadalësimin e shërbimeve të veta, të shkaktuara nga hardware apo software me difekte dhe/ose shumë të ngadaltë dhe/ose të vjetër e jo të sigurtë, të përdorur nga PERDORUESI.
Neni 8 Pezullimi i shërbimeve të BIZLEME – zgjidhja e kontratës
Në rast se PERDORUESI përdor në mënyrë të parregullt shërbimet dhe shkel:
- Detyrimin për pagesën e vlerës së caktuar për shërbimet e BIZLEME,
- Dhe/ose detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë, në veçanti nga nenet 3 dhe 5,
- Dhe/ose detyrimin për të komunikuar në kohë dhe në mënyrë të saktë përditësimin e të dhënave personale e sidomos të të dhënave të nevojshme për identifikimin e saktë të PERDORUESIT,
BIZLEME ka të drejtë të pezullojë, si masë paraprake, vënien në dizpozicion të shërbimeve dhe, nëse e gjykon të nevojshme, të deklarojë kontratën të zgjidhur për shkelje të rënda. Në një rast të tillë, PERDORUESI nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë rimbursimin e pagesës dhe të bëjë cfarëdolloj kundërshtimi, përkundrazi, është i detyruar të paguajë dëmshpërblimin, nëse i ka shkaktuar dëme BIZLEME-S.
BIZLEME ka të drejtë të pezullojë, si masë paraprake, vënien në dizpozicion të shërbimeve dhe, nëse e gjykon të nevojshme, të deklarojë kontratën të zgjidhur për shkelje të rënda në rast se:
- PERDORUESI është dënuar për vepra penale të rënda kundër rendit publik dhe moralit;
- Apo për arsye të motivuara të lidhura me sigurinë dhe/ose fshehtësinë e të dhënave.
Neni 9 Marka, patentat dhe të drejta të tjera
BIZLEME-s dhe furnizuesve të tij u përket pronësia ekskluzive mbi markën e BIZLEME, e software-it nëpërmjet të cilit funksionon faqja e internetit, e aplikacionit mobile dhe e shërbimeve dhe funksioneve te BIZLEME, e kodit të burimit, e arkitekturës dhe udhëzimeve informatike, si dhe e cdo përbërësi tjetër (imazhet, ikonat, fotografitë, video, muzika, tekstet dhe “applet”), çdo teksti dhe imazhi të publikuar në internet nga BIZLEME, e dokumentave elektronike dhe “on-line”, që kanë të bëjnë me shërbimet, të cilat PERDORUESI nuk mund t’i kopjojë apo riprodhojë. Cdo riprodhim apo përdorim i paautorizuar shprehimisht nga BIZLEME përbën shkelje të ligjeve mbi pronësinë intelektuale dhe të software, dhe ndëshkohet me dënimet përkatëse dhe me detyrimin për dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar.
Neni 10 Tërheqja nga kontrata – Mbarimi i kontratës.
PERDORUESI ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata vetëm në rast se, brënda 15 diteve kalendarike nga rregjistrimi në BIZLEME, i njofton me shkrim, në mënyrë të qartë dhe shprehimisht, BIZLEME-s vullnetin e vet për t’u terhequr nga kontrata. Në rast se PERDORUESI ushtron në mënyrë të rregullt të drejtën e tij për t’u tërhequr nga kontrata, BIZLEME do ti rimbursoj vetëm, dhe ekskluzivisht, atë pjesë të vlerës së pajtimit që nuk ka shfrytëzuar akoma.
PERDORUESI nuk ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata nëse ka pasur mundësinë të gëzojë një periudhë prove gratis për pajtimin specifik.
BIZLEME ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata në cdo moment, duke i dërguar PERDORUESIT një paralajmërim me shkrim të paktën 6 muaj përpara. Në një rast të tillë, PERDORUESIT nuk i lind e drejta e dëmshpërblimit dhe/ose kompensimit, por BIZLEME do ti rimbursojë atë pjesë të vlerës së pajtimit, që në proporcion me muajt që i kanë ngelur deri në fund të kohëzgjatjes, PERDORUESI nuk ka shfrytëzuar akoma.
BIZLEME ka të drejtë, në çdo moment dhe pa paralajmërim, t’ja kalojë kontratën e lidhur me PERDORUESIN një të treti dhe/ose, të japë me nënsipërmarrje disa prej aktiviteteve që janë pjesë e shërbimeve.
Në momentin e pranimit të Kushteve te Kontratës, PERDORUESI pranon, paraprakisht dhe pa kushte, cka me sipër në lidhje me kalimin e kontratës dhe nënsipërmarrjen ndaj personave të tretë.
PERDORUESI nuk ka të drejtë t’u kalojë të tretëve kontratën dhe të drejtat e detyrimet e parashikuara në të.
Neni 11 Kohëzgjatja e pajtimit
Çdo pajtim me pagesë i BIZLEME ka një kohëzgjatje prej 12 muajsh, ose një kohëzgjatje tjetër, me kusht që të parashikohet shprehimisht në marrëveshjen me PERDORUESIN.
Në cdo rast, në përfundim të kohëzgjatjes së pajtimit dhe të marrëdhënies kontraktore, hapësira personale e PERDORUESIT do të fshihet dhe, ky i fundit nuk do të mund të përdorë më shërbimin dhe të krijojë, dërgojë, marrë fatura ose dokumenta të tjerë. Për të dhënat do të zbatohet neni 12 ne vijim.
Përpara përfundimit të pajtimit, BIZLEME ka të drejtë t’i bëjë PERDORUESIT një propozim për rinovimin e shërbimeve. Sidoqoftë, nëse PERDORUESI vendos të rinovojë pajtimin, është i detyruar të pranojë Kushtet e reja të Kontrates, Informuesin mbi të dhënat dhe kushtet ekonomike që mund t’i propozojë BIZLEME në atë moment (përndryshe konfirmohen automatikisht kushtet e mëparshme të kontratës se lidhur me PERDORUESIN).
Neni 12 Fshirja e hapësirës personale – Zgjidhja e marrëdhënies kontraktore – Fshirja e të dhënave
PERDORUESI ka të drejtë të kërkojë, në çdo moment, fshirjen e hapësirës së vet personale, duke dërguar një kërkesë të firmosur e me shkrim në adresën elektronike info@BizleMe.com. Në këtë rast, PERDORUESIT nuk i lind e drejta e rimbursimit të vlerës së paguar të pajtimit, apo të cdo lloji tjetër shpërblimi. Kërkesa e PERDORUESIT sjell zgjidhjen e kontratës midis PERDORUESIT dhe BIZLEME, shuarjen e cdo detyrimi të BIZLEME ndaj PERDORUESIT, si dhe çaktivizimin e menjëhershëm të shërbimeve të BIZLEME. Gjithashtu, PERDORUESI është i detyruar të paguajë çdo shumë që i detyrohet BIZLEME-s, ndërsa ky i fundit ka të drejtë të mbajë përfundimisht gjithcka i është paguar nga PERDORUESI.
Nga momenti i mbylljes së hapësirës personale nga ana e PERDORUESIT, BIZLEME ka të drejtë të fshijë të gjitha të dhënat dhe dokumentat e plotësuara nga PERDORUESI në hapësirat dhe arkivat e BIZLEME, gjatë periudhës së kontratës. Nëse lind nevoja, BIZLEME do të ruajë vetëm ato të dhëna që është i detyruar të ruajë në respekt të ligjeve dhe/ose të urdhërave të Autoriteteve kompetente, ose ato mbi të cilat ka të drejtë të ushtrojë një interes të ligjshëm, apo të përdorë si provë në një proces gjyqësor.
Për këtë arsye, PERDORUESI, PERPARA se të mbyllë hapësirën e vet në BIZLEME e, sidoqoftë, përpara se të mbarojë afati i pajtimit, është i detyruar të bëjë një kopje të të dhënave, dokumentave dhe informacioneve që ai vet ka plotësuar në BIZLEME dhe në hapësirat përkatëse, duke përdorur mënyrat e transferimit të të dhënave të lejuara nga infrastruktura e BIZLEME. Për këtë arsye, PERDORUESI konsiderohet përgjegjësi i vetëm në rast humbjeje të të dhënave dhe të dokumentave që ai vet ka plotësuar, kjo dhe në marrëdhëniet me te tretët.
Në rast se PERDORUESI, dhe pse ka një hapësirë personale akoma aktive, nuk futet në këtë hapësirë për më shumë se 12 muaj rrjesht pas përfundimit të periudhës së pajtimit me pagesë, dhe/ose për më tepër se 12 muaj rrjesht në rast të një pajtimi pa pagese, BIZLEME ka të drejtë të fshijë këtë hapësirë me të gjitha pasojat e parashikuara në këtë nen. Për këtë arsye, BIZLEME duhet të dërgojë një njoftim me shkrim në adresën elektronike te PERDORUESIT, të paktën 90 ditë përpara fshirjes së hapesirës. Edhe në këtë rast do të aplikohet cka parashikohet nga ky nen.
Neni 13 Juridiksioni dhe Gjykata kompetente
Për të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lidhin mbi formimin, interpretimin, vlefshmërinë, ekzekutimin dhe zgjidhjen për çdo arsye të kontratës midis BIZLEME dhe PERDORUESIT, e, sidoqoftë, per çdo lloj mosmarrëveshje të lidhur me këtë kontrate dhe me shërbimet e BIZLEME nga ana e PERDORUESIT, do të ketë juridiksion ekskluziv autoriteti gjyqësor italian dhe kompetence Gjykata e Campobasso.
Për gjithcka që nuk është rregulluar në mënyrë të shprehur nga kjo kontratë, Palët deklarojnë që do të përdoret ligji italian, material dhe procedurial.
Në rast se do të ketë kontradikta në interpretimin midis versionit italisht të kësaj kontrate dhe versioneve në gjuhë të huaj, versioni ne italisht ka më tepër vlerë.
Neni 14 Rregullime përfundimtare
Mospërmbushja dhe/ose sjellja e PERDORUESIT, në kundërshtim me cfarë parashikohet në Kontratë dhe/ose në Informuesin e të dhënave, nuk do te konsiderohen në asnjë rast si kufizim dhe/ose pranim dhe/ose pranim i heshtur nga ana e BIZLEME të sjelljes së PERDORUESIT.
PERDORUESI njeh dhe pranon që BIZLEME mund të bëjë ndryshime në procedurat dhe afatet e përdorimit, per t’ju përshtatur nevojave të sigurisë, të zhvillimit teknologjik dhe/ose të ndryshimeve ligjore, të praktikave dhe të vendimeve gjyqësore.
Neni 15 Aprovimi shprehimisht i klauzolave
Rregjistrimi në BIZLEME dhe, sidoqoftë, fillimi i përdorimit të shërbimeve nga ana e PERDORUESIT, do të thotë që PERDORUESI ka lexuar dhe vlerësuar me kujdes te gjitha parashikimet e kësaj Kontrate, si dhe ka miratuar shprehimisht, e në vecanti, nenet e mëposhtme:
Neni 7 - Aktivitetet e BIZLEME – Përjashtimi nga pergjegjësia
Neni 8 - Pezullimi i shërbimeve të BIZLEME – zgjidhja e kontratës
Neni 10 – Tërheqja nga kontrata – Mbarimi i kontratës
Neni 13 - Juridiksioni dhe Gjykata kompetente
BizleMe është software-i i faturimit online, i krijuar për profesionistët dhe bizneset.
BizleMe © 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara. BizleMe s.r.l. – P.iva 01833910704 – Via Altobello 3/A – 86100 Campobasso (CB) – Italy PEC: info@bizleme.com