INFORMUES MBI MBROJTEN E TE DHENAVE
PERSONALE
TREGUESI
Kushtet paraprake
Neni 1: Vlefshmëria e kushteve paraprake
Neni 2: Dhënie e pëlqimit per trajtimin e të dhënave personale
Neni 3: Trajtimi i të dhënave personale nga ana e BIZLEME
Neni 4: Burimi i të dhënave personale
Neni 5: Qëllimi i trajtimit të të dhënave personale
Neni 6: Mënyra e trajtimit të të dhënave dhe kohëzgjatja e trajtimit
Neni 7: Kategoria e të dhënave që trajtohen
Neni 8: Kategoria e subjekteve te cilëve mund t’u transmetohen të dhënat
Neni 9: Të drejtat e PERDORUESIT në lidhje me të dhënat personale
Neni 10: INformuesi mbi cookies
Neni 11: Trajtimi i të dhënave personale të të tretëve – Të drejtat dhe detyrimet specifike te PERDORUESIT – Caktimi i Perpunuesit të
Trajtimit
KUSHTET PARAPRAKE
Para se të filloni të përdorni shërbimet e BIZLEME nëpërmjet kompjuterit apo nëpërmjet aplikacionit mobile (App), Jeni të lutur të lexoni me kujdes këtë dokument.
Ky dokument që quhet “Informues mbi mbrojtjen e të dhënave personale” është hartuar në mbështetje dhe në respekt të legjislacionit komunitar mbi mbrojtjen e të dhënave personale te personave, në menyre të veçantë:
- Rregullores UE n. 679 të 27 prillit 2016 (GDPR) mbi trajtimin dhe mbi qarkullimin e lirë të të dhenave personale.
Rregjistrimi në BIZLEME e, sidoqoftë, fillimi i përdorimit të shërbimeve nga ana e PËRDORUESIT të BIZLEME (këtej e tutje PËRDORUESI) do të thotë dhe është provë e faktit që PËRDORUESI:
- Ka dhënë pëlqimin për trajtimin e të dhënave personale;
- Ka lexuar dhe ka miratuar këtë dokument dhe të gjitha deklaratat, komunikimet dhe kushtet e përfshira në të, si dhe emërimin e BIZLEME në rolin e Përpunuesit të trajtimit ashtu sic parashikon neni 11 i këtij dokumenti;
- Ka lexuar dhe ka pranuar kushtet e kontratës midis PERDORUESIT dhe BIZLEME (këtej e tutje KONTRATA).
Për këtë arsye u kërkohet PERDORUESVE që, në rast se nuk pranojnë atë çfarë parashikon ky dokument apo variantet e përditësuara të tij, të mos vazhdojnë të përdorin BIZLEME.
Gjithashtu, për këtë arsye, PERDORUESI është i detyruar të verifikojë periodikisht, në mënyrë të veçanërisht në faqen web https://www.BizleMe.com/sq/privacy-policy/, variantin e fundit të këtij dokumenti, që mund të pësojë ndryshime për shkak të modifikimit të legjislacionit aktualisht në fuqi si pasojë e aprovimit të mundshëm të ligjeve të reja dhe/ose ndryshimet dhe/ose shfuqizimit të ligjeve në fuqi.
Duke marrë parasysh kushtet paraprake,
Neni 1
Vlefshmëria e kushteve paraprake
Kushtet paraprake janë pjesë e pandarë e këtij dokumenti
Neni 2
Dhënia e pëlqimit për trajtimin e të dhënave personale
Rregjistrimi në BIZLEME e, sidoqoftë, fillimi i përdorimit të shërbimeve përkatëse konsiderohen provë e dhënies së pëlqimit nga ana e PERDORUESIT për trajtimin e të dhënave personale që vetë PERDORUESI ka plotësuar dhe/ose do të plotësojë në software-in e BIZLEME për të përdorur këto shërbime.
Me qëllim që pëlqimi i dhënë në këtë mënyrë të bëhet mbi bazat e një informimi të saktë, në nenet e mëposhtme po vëmë në dizpozicion informacionet që kanë të bëjnë me menyrën sesi BIZLEME kryen trajtimin si dhe detyrimet e vecanta në ngarkesë, si të BIZLEME ashtu dhe të PERDORUESIT në lidhje me mbrojtjen e të dhënave.
Neni 3
Trajtimi i të dhënave personale nga ana e BIZLEME
Të dhënat personale të PERDORUESIT do të trajtohen nga BIZLEME me seli ligjore në Campobasso, Via Altobello 3/A (CAP 86100), email info@BizleMe.com, për kontaktet telefonike dhe adresat e postës elektronike specifike për çdo sektor informacionet gjënden në faqen internet www.BizleMe.com.
Të njëjtat numra telefoni si më sipër janë të vlefshëm dhe për të kontaktuar zyrën e caktuar nga BIZLEME për Mbrojtjen e të Dhënave personale me adresë poste elektronike privacy@BizleMe.com.
Të dhënat personale të PERDORUESIT do të trajtohen konkretisht nga administratorët e BIZLEME dhe nga personel i autorizuar për këtë, të përgatitur dhe të besuar, të informuar dhe të përgjegjshëm mbi detyrimet ligjore, të cilëve ju vihen ne dizpozicion kredenciale të veçanta dhe sekrete për identifikimin e, sidoqoftë, të detyruar me kontratë për të respektuar ruajtjen e fshehtësisë.
Trajtimi bëhet në respekt të plotë të kritereve dhe të detyrimeve të ruajtjes së fshehtësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave personale ashtu siç parashikohet nga legjislacioni komunitar.
Administratorët dhe përpunuesit e të dhënave të BIZLEME, përveç procedurave të tjera të brëndshme, janë të detyruar, në bazë të kontratave që kanë nënshkruar, të organizojnë mbledhje periodike gjatë të cilave të trajtojnë dhe të përthellojnë temat e mbrojtjes së të dhënave dhe të verifikojnë funksionimin e rregullt të procedurave të brëndshme që përdoren për trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe të saktësisë së Vlerësimeve të Brëndshme mbi ndikimin e tyre në mënyrë me specifike.
Server-at e përdorur nga BIZLEME ndodhen ….. Këta mund të zmadhohen dhe/ose zëvendësohen dhe këto ndryshime e përditësime do të përfshihen në këtë dokument dhe nëpërmjet postës elektronike të dhënë në momentin e rregjistrimit do tu komunikohen të gjithë përdoruesve që janë të rregjistruar dhe aktivë në sistemin e BIZLEME.
BIZLEME gjatë përmirësimit dhe kolaudimit të software-it të shërbimeve të saj përdor në mënyrë ekskluzive ambiente që nuk përmbajnë të dhënat e PERDORUESIT ose, në rast se një gjë e tillë do të ishte krejtësisht e pamundur, të dhënat janë plotësisht anonime dhe/ose të fshehura.
Për transferimin e të dhënave BIZLEME përdor protokollin e sigurisë “https”, realizon një “backup” të plotë çdo 24 ore si dhe përdor masat e tjera të sigurisë ashtu siç specifikohen ne faqen e saj të internetit “siguria”, të cilat do të përditësohen sa herë ka të reja dhe ndryshime.
BIZLEME ka vendosur të përdorë një Rregjistër të aktiviteteve të trajtimit në bazë të nenit 30 të Rregullores UE n. 679/2016.
Neni 4
Burimi i të dhënave personale
Të dhënat personale të PERDORUESIT mblidhen nga BIZLEME drejtëpërsëdrejti nëpërmjet vet PERDORUESIT, i cili i plotëson ato në mënyrë të pavarur në fushat e caktuara në faqet web dhe në aplikacionin mobile.
Neni 5
Qëllimi i trajtimit të të dhënave personale
BIZLEME trajton të dhënat personale të marra nga PERDORUESI për qëllimet e mëposhtme:
1. zbatimin e kontratës midis BIZLEME dhe PERDORUESIT;
2. Administrimin e dokumentave që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullt të shërbimeve të BIZLEME që PERDORUESI paguan (psh. Administrimi i sistemit të arkivimit të dokumentave në arkivin e PERDORUESIT, të raportimeve, të sistemit të ndarjes së dokumentave me të tretët e caktuar dhe/ose të zgjedhur nga PERDORUESI)
3. Kontaktet dhe korrispondencën midis BIZLEME dhe PERDORUESIT
4. Mirëmbajtjen e rregullt të shërbimeve të BIZLEME
5. Administrimin e brëndshëm kontabël të BIZLEME dhe të të dhënave të PRDORUESIT
6. Përmbushjen e detyrimeve të parashikuara nga ligjet dhe rregulloret
7. Përmbushjen e detyrimeve të parashikuara nga urdhërat administrative o urdhërat e Autoriteteve kompetente
Si dhe të gjitha qëllimet e tjera që lidhen me interesat e ligjshme të BIZLEME ashtu siç parashikohen nga neni 6 i GDPR.
Neni 6
Mënyra e trajtimit të të dhënave dhe kohëzgjatja e trajtimit
Në kuadër të qëllimeve që parashikon neni 5, trajtimi i të dhënave personale bëhet me dorë dhe nëpërmjet instrumentave shkresore, informatike dhe telematike sipas një logjike të lidhur ngushtë me qëllimet e trajtimit si më sipër, duke garantuar sigurinë dhe fshehtësinë e të dhënave personale dhe duke u përqëndruar në një trajtim të kufizuar vetëm në aktivitetet që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve.
Trajtimi i të dhënave të vëna në dizpozicion nga PERDORUESI mund të vazhdojë deri sa llogaria personale e PERDORUESIT në sistem të mbyllet, ashtu siç parashikohet nga KONTRATA ne lidhje me mbylljen e llogarisë personale dhe nëse këto të dhëna i nevojiten akoma BIZLEME si provë e kredisë së tij, apo për të dokumentuar një situatë juridike të pazgjidhur e cila është krijuar nga mospagesa e PERDORUESIT.
Neni 7
Kategoria e të dhënave që trajtohen
Në lidhje me qëllimet e trajtimit siç parashikohen në nenin 5 të këtij dokumenti, BIZLEME trajton të dhënat personale të PERDORUESIT që nuk konsiderohen “sensitive” sipas parashikimeve të nenit 9 e 10 te GDPR (p.sh. të dhëna që kanë të bëjnë me shendetin, me besimin fetar, me dënime penale, etj.).
Sidoqoftë, PERDORUESI këshillohet të mos plotësojë të dhëna sensitive të personave të tretë për të cilat legjislacioni europian ndalon dhënien pa patur autorizimin e nevojshëm.
Neni 8
Kategoria e subjekteve të cilëve mund t’ju transmetohen të dhënat
Për të bërë trajtimin e të dhënave si më sipër, BIZLEME ka nevojë t’ju transmetojë subjekteve të treta, të cilët merren me transmetimin, mbylljen në zarf, transportin dhe shpërndarjen e komunikimeve drejt PERDORUESIT, si dhe midis PERDORUESIT dhe subjekteve të treta të specifikuara prej tij për komunikimet dhe dërgimin e të dhënave, opo me të cilët ndan shërbimet e BIZLEME, të dhënat personale të vëna në dizpozicion nga PERDORUESIT.
Të dhënat personale të plotësuara nga PERDORUESI mund t’ju vihen në dizpozicion Autoriteteve Kompetente në rast urdhëri të lëshuar prej tyre.
Të dhënat e trajtuara nga BIZLEME nuk janë objekt i shpërndarjeve të ndryshme.
Neni 9
Të drejtat e PERDORUESIT në lidhje me të dhënat personale
Në zbatim të parimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fshehtësisë së të dhënave, PERDORUESI mund të ushtrojë, brënda kufijve te arsyeshëm dhe bazuar në mundesitë teknike, të drejtat e specifikuara në vijim:
- Mund të kerkojë konfirmimin e ekzistencës së të dhënave personale e, sidoqoftë, të të dhënave që ka vënë në dizpozicion ai vet;
- Mund të kërkojë informacion në lidhje me qëllimin dhe mënyrat e trajtimit si dhe, ne lidhje me logjikën e përdorur në rast të trajtimit të bërë me instrumenta elektronike të automatizuar;
- Mund të kërkojë informacion në lidhje me subjektet ose kategoritë e subjekteve të cilëve u komunikohen të dhënat personale, ose që mund te vihen në dijeni me këto të dhëna;
- Mund të kërkojë fshirjen ose bllokimin e të dhënave që mund të jenë trajtuar në kundërshtim me parashikimet e ligjit;
- Mund t’i dërgojë BIZLEME një kërkesë specifike me shkrim për fshirjen e të dhënave të plotësuara në sistem prej tij (PERDORUESIT), nëse nuk arrin ta bëjë dot në mënyrë të pavarur;
- Mund të kërkojë korrigjimin ose përditësimin apo, nëse ka interes, plotësimin e të dhënave personale nëse nuk arrin ta bëjë dot në mënyrë të pavarur;
- Mund të kundërshtojë, për motive të ligjshme dhe të rëndësishme, trajtimin e të dhënave personale, në qoftë se trajtimi i tyre nga ana e BIZLEME i kalon kufijtë e nevojshëm per zbatimin e kontratës me PERDORUESIN si dhe kryerjen e shërbimeve objekt i saj;
- Mund të kundërshtojë trajtimin e të dhënave personale nëse përdoren për veprimtari informuese ose për ofrimin e mundësive për biznes nga ana e BIZLEME;
- Në rast të shkeljes së ligjit në mënyrë të vazhdueshme gjatë trajtimit të të dhënave, mund të ankohet pranë Autoriteteve kontrolluese sipas nenit 13, koma 2, let. D) te GDPR;
- Mund të kërkojë, në rast të përfundimit të kontratës me BIZLEME, dhe vetëm nëse nuk e bën dot në mënyrë të pavarur, t’i dorëzohen të dhënat personale të plotësuara prej tij në një nga formatet e përshtatshme për përdorim të zakonshëm dhe që të jetë i lexueshëm nga mekanizma automatikë (kjo kërkesë duhet të paraqitet jo më vonë se momenti i zgjidhjes së kontratës me BIZLEME);
- Ka të drejtë të marre përgjigje për të gjitha kërkesat si më sipër në mënyrë të qartë, transparente dhe të përmbledhur;
- Kërkesat si më sipër mund te paraqiten me shkrim dhe të motivuara në adresën elektronike info@BizleMe.com të BIZLEME, dhe kjo e fundit ka të drejtë t’i kërkojë PERDORUESIT, përpara se ti pergjigjet kërkesës së tij, dokumenta dhe/ose informacione shtesë.
Neni 10
Informuesi mbi cookies
Në mënyrë që thjeshtësojë dhe të bëjë sa me efikase shërbimet e veta, BIZLEME ka të drejtë të përdorë cookies, që janë file të vegjël dhe që në momentin që PERDORUESI viziton faqen internet apo aplikacionin mobile, ruhen në directory-n e browser-it të pajisjes së PERDORUESIT.
Cookies që përdoren nga BIZLEME shërbejnë për të përmirësuar përdorimin nga ana e PERDORUESIT të shërbimeve te BIZLEME sepse:
- Lejojnë navigimin në mënyrë efikase nga një faqe në tjetrën të web-it;
- memorizojnë preferencat ë bëra nga vet PERDORUESI;
- bëjnë të mundur, nëse e lejon BIZLEME, të mos plotësohen disa herë gjatë të njëjtës vizitë informacionet (emri i përdoruesit dhe pasword);
- masin përdorimin e shërbimeve nga ana e PERDORUESIT për të përmirësuar eksperiencën e navigimit dhe shërbimet;
BIZLEME nuk mund të kontrollojë nga ana teknike instalimin e cookies dhe të sistemeve të gjurmimit që bëjnë subjektet e treta që operojnë në internet. Për këtë arsye, çdo informacion specifik mbi cookies dhe të sistemit të gjurmimit të të tretëve që gjendet ne faqen web dhe/ose aplikacionin mobile, ka thjesht karakter tregues.
Në të gjitha rastet që ne faqet web te BIZLEME vihen në funksion shërbimet e analizave të trafikut dhe të gjurmimit të rregjistrimeve të Google analitics apo të operatorëve të tjerë, PERDORUESI, në mënyrë që të lexojë informuesin mbi të dhënat dhe pë r të evituar gjurmimin, duhet të përdorë instrumentat e vënë në dizpozicion nga ai operator specifik.
Neni 11
Trajtimi i të dhënave personale të të tretëve – Te drejta dhe detyrime specifike të PERDORUESIT
Duke pasur gjithmonë parasysh natyrën e veçantë të shërbimeve të ofruara nga BIZLEME, ashtu siç përshkruhen dhe në KONTRATE, (në veçanti nenet 2,3, dhe 4) PERDORUESI është përgjegjës për të gjitha të dhënat e personave të tretë të plotësuara prej tij, që trajtohen gjatë përdorimit të shërbimeve qe ai i paguan BIZLEME, sidomos e mbi të gjitha atyre në lidhje me temat që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe fshehtësinë e të dhënave personale të këtyre personave të tretë.
Për këtë arsye e duke konsideruar të mirënjohura veprimet dhe detyrimet e BIZLEME për të ofruar një siguri korrekte nga pikëpamja informatike e strukturës së saj informatike ku plotësohen këto të dhena, si dhe kufizimet e specifikuara nga KONTRATA, PERDORUESI njeh dhe pranon cfarë më poshtë vijon:
- PERDORUESI është i vetmi Kontrollues dhe Përpunues i trajtimit të të dhënave personale, apo të çdo lloji tjetër të dhëne, të plotësuara nga ai vet në hapësirat përkatëse që i janë rezervuar në BIZLEME dhe në dokumentat e krijuara në të (BIZLEME) (p.sh. fatura, arkiva, lista, rubrika, mail, etj), të cilat kanë të bëjnë me persona të tretë, klientë, furnizues, bashkëpunëtorë të tij, etj. Për këtë arsye e në lidhje me këto plotësime dhe trajtime ai merr përsipër në mënyrë ekskluzive dhe, në mënyrë të veçantë në rolin e Kontrolluesit të trajtimit, të gjitha detyrimet juridike dhe/ose operative-praktike të detyrueshme sipas ligjit komunitar dhe italian në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave personale, përfshirë këtu, e në mënyrë të thjeshtësuar, ato që kanë të bëjnë me:
a) Informimin e personave të tretë që mund të kenë interes; b) marrjen paraprakisht të miratimit, nëse është i detyrueshëm, nga ana e të tretëve të interesuar; c) vlerësimin e ndikimit mbi rreziqet e trajtimit në rast nevoje; d) marrjen e miratimit paraprak të të tretëve për kalimin nën kujdesin e kontrolluesve apo përpunuesve të tjerë të trajtimit për faza të veçanta të këtij të fundi në rast se lind nevoja; e) përgjigjen dhe përmbushjen, në rast nevoje, të kërkesave për informacione mbi trajtimin e bërë, të bllokimit apo heqjes së pëlqimit, të kundërshtimit të trajtimit apo fshirjes së të dhënave personale nga ana e personave të tretë të interesuar.
Gjithashtu, PERDORUESI merr përsipër në mënyrë ekskluzive të drejtat dhe përgjegjësitë e specifikuara në paragrafin e mësipërm për transferimin e të dhënave në fjalë, që PERDORUESI (apo persona për llogari të tij) mund të realizojë gjatë përdorimit të shërbimeve të BIZLEME, drejt personave të tretë (si bashkëpunimi me ekonoministin, dërgimi i mail-ve, etj), duke pasur gjithmonë parasysh që transferimi nëpërmjet internetit drejt këtyre personave të tretë është nje hallkë për të cilën BIZLEME nuk është në gjëndje të garantojë sigurinë.
Në çdo rast, PERDORUESI siguron dhe garanton që, në momentin që plotëson të dhëna personale të të tretëve në BIZLME, ka marrë shprehimisht nga këta të tretë autorizimin dhe pëlqimin, nëse është i nevojshëm, për trajtimin e të dhënave personale, si dhe autorizimin, nëse është i nevojshëm, për plotësimin e të dhënave në infrastruktura të të tretëve siç është BIZLEME.
Pasi PERODRUESI, me përgjegjësitë, kontrollin dhe funksionet e përmendura më sipër, të ketë plotësuar të dhënat personale të të tretëve në BIZLEME, kjo e fundit do të marrë përsipër vetëm, dhe në mënyrë ekskluzive siç u specifikua me sipër, zbatimin e fazave të trajtimit si vijon:
1) Magazinimin në infrastrukturën e vet informatike, me mënyrat dhe kufizimet e specifikuara në KONTRATE, të të dhënave personale për kohëzgjatjen dhe me mënyrat e parashikuara në KONTRATEN ndërmjet BIZLEME dhe PERDORUESIT;
2) Kryerjen e veprimtarive të lidhura vetëm me mirëmbajtjen e rregullt, në zbatim të parashikimeve dhe kufizimeve të përfshira në KONTRATE, të sigurisë informatike për të mbrojtur magazinimin dhe të dhënat nga dëmtimet, nga intruzionet e jashtme dhe nga shpërndarja e padrejtë dhe/ose e paligjshme,
3) Përmbushjen, në vijim të kërkesës së PERDORUESIT, të të drejtave te tij ashtu siç parashikohen nga neni 9 më sipër;
4) Kryerjen e aktiviteteve të trajtimit që janë absolutisht të nevojshme për zbatimin e drejtë të shërbimeve të cilat përbëjnë objekt të KONTRATES me PERDORUESIN.
Aktivitetet e trajtimit që i përkasin drejtpërsëdrejti BIZLEME dhe që sapo u përmëndën në pikat 1) e 2) do të kryhen nga vetë BIZLEME, në rolin e Përpunuesit të Trajtimit të të Dhënave personale, në interesin e vetëm të PERDORUESIT, duke shtrirë kështu efektet e tyre vetëm mbi ato aktivitete të PERDORUESIT për të cilat emërimi i BIZLEME, si Përpunues i Trajtimit, është i detyrueshëm nga pikëpamja juridike në kuadrin e plotësimit të të dhënave në BIZLEME, e sidoqoftë, vetëm per kohëzgjatjen e KONTRATES (me pranimin e KONTRATES dhe të INFORMUESIT, BIZLEME konsiderohet i ngarkuar nga ana e PERDORUESIT me rolin e Përpunuesit të të Dhënave, sipas kushteve më sipër); PERDORUESI deklaron që njeh dhe pranon faktin që, për sa i perket raportit midis PERDORUESIT dhe BIZLEME, ky do të rregullohet ekskluzivisht nga cfarë parashikohet në Kushtet e KONTRATES dhe nga ky dokument dhe që, trajtimi i të dhënave nga BIZLEME bëhet dhe do të bëhet me mënyrat dhe procedurat, teknike dhe të sigurisë, të përzgjedhura dhe të përdorura zyrtarisht nga BIZLEME (si ato që përmban ky dokument dhe KONTRATA).
Përpara se të fillojë të përdorë shërbimet dhe në zbatim të të drejtave të tij të përmbledhura në nenin 9, PERDORUESI mund dhe duhet, nëse është thelbësore për të, të kërkojë dhe të marrë informacione të mëtejshme për mënyrat dhe procedurat, teknike dhe të sigurisë, por, nuk mund të pretendojë në asnjë manyrë ndryshime të cilat BIZLEME, në mënyre të arsyeshme, mendon që nuk mund e nuk duhet të bëjë;
me rregjistrimin dhe fillimin e përdorimit të shërbimeve të BIZLEME, PERDORUESI njeh dhe pranon që procedurat dhe mënyrat e trajtimit të të dhënave, të përdorura nga BIZLEME, garantojnë një nivel mbrojtjeje të perputhshëm me rrezikun që kërcënon nevojat dhe të dhënat personale që PERDORUESI ka dhënë.
Nuk vihet në diskutim fakti që, në rast se në të ardhmen BIZLEME do të bëjë ndryshime të rëndësishme dhe/ose përmirësime të mëtejshme të mënyrave dhe procedurave të trajtimit të të dhënave, këto të fundit do t’u komunikohen PERDORUESVE nëpërmjet publikimit në faqen internet të BIZLEME.
Në rast ankimi nga ana e të tretëve për trajtimin e të dhënave personale të cilat janë plotësuar në BIZLEME nga PERDORUESI, BIZLEME fton ankuesin të komunikojë drejtpërsëdrejti me PERDORUESIN, i cili në këtë rast është Kontrollues i trajtimit për këto të dhëna. Gjithashtu, BIZLEME, në kuadër të bashkëpunimit dhe miresjelljes, dhe nëse një aktivitet i tillë nuk rezulton i vështire dhe konsiderohet i vlefshëm prej BIZLEME, i komunikon ankesën PERDORUESIT;
Ky aktivitet, siç theksuam, bëhet në kuadër të bashkëpunimit dhe mirësjelljes dhe nuk përbën asnjë detyrim për BIZLEME sepse nuk është, as pjesë e shërbimeve që PERDORUESI paguan, as një nga detyrimet kontraktore të BIZLEME, sepse:
- Vetëm PERDORUESI ka një marrëdhënie me të tretët e interesuar;
- Vetëm PERDORUESI mban përgjegjësi të plotë juridike dhe administron nga pikëpamja operative marrëdhenien me personat e tretë të interesuar;
- Vetëm PERDORUESI është pika e kontaktit për trajtimin e të dhënave të të tretëve të interesuar prandaj, vetëm PERDORUESI mund t’ju përgjigjet kërkesave të mërsipërme;
BIZLEME mund t’i japë PERDORUESIT, në kuadër te bashkepunimit, informacionet e nevojshme për t’ju përgjigjur kërkesave të të tretëve, nëse kjo veprimtari nuk pengon aktivitetin e shoqërisë së BIZLEME dhe nëse PERODRUESI ja kerkon informacionet në kohë.
Në rast se BIZLEME merr vesh që plotesimi dhe/ose trajtimi i të dhënave personale të të tretëve nga ana e PERDORUESIT bie në kundërshtim me ligjet komunitare ose italiane për fshehtesinë dhe/ose mbrojtjen e të dhënave personale, ka të drejtë të refuzojë trajtimin dhe magazinimin e të dhënave. Në këtë rast duhet të njoftojë PERDORUESIN, i cili nuk ka te drejtë të ankohet.
11.1
Caktimi i Përpunuesit të trajtimit
Në momentin e rregjistrimit në BIZLEME, PERDORUESI bie dakort që BIZLEME të ngarkojë një Përpunues të Trajtimit të të dhënave dhe të kryejë trajtimin me mjetet teknike dhe organizuese të përshtatshme, e sidoqoftë, vetëm brenda kufijve të asaj qe është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve.
BizleMe është software-i i faturimit online, i krijuar për profesionistët dhe bizneset.
BizleMe © 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara. BizleMe s.r.l. – P.iva 01833910704 – Via Altobello 3/A – 86100 Campobasso (CB) – Italy PEC: info@bizleme.com