www.bizleme.com
Software faturimi online

Ky software mund të të ndihmojë në rritjen e kompanisë tënde

Mendo dhe vendos nevojat dhe qëllimet e tua specifike në plan të parë, pastaj përdor software-in online të faturimit që do të të ndihmojë për t'i realizuar këto qëllime.

Pse BizleMe

Shumë sipërmarrës nuk janë ende të njohur me software-in e faturimit dhe akoma nuk e dinë se si një sistem i duhur mund të ketë ndikim të rëndësishëm në produktivitetin e një kompanie, si për periudhën afatshkurtër, po ashtu edhe për atë afatgjatë.

01

THJESHTESO AKTIVITETET

Aktivitetet e përsëritura që nuk shtojnë vlera mund të kryhen nga vetë programi ndërkohë që ti përqëndrohesh në rritjen e biznesit tënd. Të menaxhosh biznesin mund të jetë e thjeshtë vetëm nëpërmjet një programi online intuitiv dhe praktik në përdorim

02

NDIQ SHITJET

Përqëndrohu tek klientët potencialë dhe preventivet që ke bërë, mos lejo që këto shitje të mundshme të mbeten në harresë. Ky program i faturimit ju ndihmon të ndiqni këto aktivitete në përgjegjësi të dikujt tjetër ose në mënyrë automatike

03

NDERTO MARREDHENIE

Marrëdhënia me klientët bazohet në besim dhe komunikim. Ky program të lejon të menaxhosh çdo kontakt në momentin e preventivit, faturës apo pagesës së një fature

04

DIFERENCOHU

Ndrysho mënyrën e të bërit biznes në sektorin tënd, duke përdorur mjete që të lejojnë të krijosh një realitet të qëndrueshëm. Mjete, për të cilat, çdo biznes i vogël ka nevojë në tregun e tejmbushur të ditëve të sotme.

Bashkohu me ekipin tone!

Dëshiron të jesh pjesë e projektit?

Mund të kërkosh akses në BizleMe falas! Na kontakto dhe zbulo si mund të bëhesh pjesë e grupit.

www.bizleme.com

BizleMe është software-i i faturimit online, i krijuar për profesionistët dhe bizneset.

BizleMe © 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara. BizleMe  s.r.l. – P.iva 01833910704 – Via Altobello 3/A – 86100 Campobasso (CB) – Italy PEC: info@bizleme.com

sqSQ